Sunday, November 4, 2007

ZAJMINA: Me Turin dhënder do jem një nuse seksi

Dëshiron të jetë gjithmonë e veçantë, duke dashur të vijë në sytë e publikut si një femër plot shije dhe ekstravagancë. Prej 9 muajsh është shumë e lumtur me të dashurin e zemrës Arturin, me të cilin shprehet se po përjeton një lidhje shumë të qëndrueshme. Zajmina Vasjari, tregon për njohjen, dashurinë dhe detajet e lidhjes me Arturin, djalin që jeton mes Spanjës dhe Shqipërisë. Prej disa muajsh po jeton një lidhje për të cilën je shprehur se është ndryshe nga të tjerat.Si po shkon ajo?Po, po bëjmë gati nëntë muaj. Jemi shumë të lumtur bashkë. Me Arturin në fakt jam lidhur para 3 vjetësh por vetëm nëntë muaj më parë u lidhëm ku lindi dhe dashuria. Fakti që ai jeton në Spanjë i ka penguar pak gjëart pasi mund të ishim bashkë edhe më parë. Momentalisht ai ndodhet në Shqipëri. Do ketë edhe një kohë të shkurtër shkëputje dhe më pas do të vijë përfundimisht këtu.Si jeni njohur?Njohja ka qenë nëpërmjet një mikut tonë. Ai donte me doemos që ne të takoheshim dhe takimi ynë ka qenë në mënyrë shumë të rastësishme. U pamë me njëri-tjetrim, dolëm disa herë e më pas u dashuruam. Pra siç shihet, je plotësisht e dashuruar… Po, shumë dhe jam shumë e lumtur. Përderisa është e vetmja lidhje publike që kam bërë do të thotë se ka diçka që është ndryshe nga të tjerat.Janë në dijeni të kësaj lidhje prindërit e tu, veç informacioneve që kanë marrë në median e shkuar?Po, si familja ime ashtu edhe familja e Turit e dijnë dhe e pranojnë më së miri këtë gjë.Keni ndonjë plan të afërt për t’u fejuar?Edhe pse prindërit dhe familjet tona janë në dijeni të lidhjes tonë nuk mendoj akoma se është momenti i duhur. Të bësh të ditur dashurinë tënde nuk është pak, çka do të thotë se gjërat janë drejt asaj rruge. Dua të mbaroj shkollën e më pas të mendoj për fejesën. Kam kohë, nuk është e thënë që njeriu të fejohet për të jetuar më mirë lidhjen e tij, rëndësi ka që ne jemi mirë dhe dashurinë tonë e dinë të gjithë tashmë. Jeta ka shumë të papritura dhe nuk i dihet shumë pengesave. Dëshira ime do të ishte që me Arturin të jem deri në fund.Kush është më i përkushtuar në lidhjen tuaj?Të dy jemi shumë të përkëdhelur, si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e tij. Por ai bën pak më shumë se unë.Ke tradhëtuar ndonjëherë?Nuk kam tradhëtuar asnjëherë dhe është gjëja që urrej më shumë tek një femër. Kur i përkushtohem një lidhje do të thotë se qëndroj me të ose përndryshe i jap fund.Do ta toleroje një tradhëti?Në parim them jo, por asnjëherë gjërat nuk janë të prera. Varet se si është situata. Ndoshta mund të sakrifikoja shumë për një lidhje aq sa mund të shkoj deri aty sa të fal edhe tradhëtinë.Çfarë të nervozon më shumë?Kam inat kur njerëzit harrohen me punë dhe nuk kujtohen. E quaj mungesë përkushtimi dhe vëmendjeje. Me Turin kjo zakonisht nuk ndodh, pasi telefoni më bie me dhjetra herë gjatë ditës.Si e mendon ditën e dasmës?Do jetë dita më e bukur dhe e lumtur e jetës time. Do të shoh të bashkuar të gjithë të afërmit dhe njerëzit që njoh, si nga Turi ashtu edhe nga unë.Do jesh një nuse seksi?Po. Fustanin do e stiloj vetë përderisa unë po mbaroj shkollën për stilim. Do jem e veshur natyrisht me të bardha. Fillimisht do vishja një fustan të gjatë të bardhë, më pas do kaloj në stilin tim.Kur i dashuri yt sheh klipet e tua paksa ekstravagante ne TV, çfarë thotë?Për shembull klipi i fundit “Chupa-Chupa” që dihet që është një këngë e vjedhur ai e ka patur shumë qejf këngën në origjinal dhe unë mendova t’i bëj një surprizë për të cilën fola me Kastron. Dhe kur do të bëja klipin Turi më tha: “Zemra mos ekzagjero me pamjen”, dhe në fakt zemra nuk ekzagjeroi fare (qesh). Përgjithësisht është tolerant dhe e kupton botën time, nuk mund të them se kam patur probleme për këtë, si prej ti ashtu edhe nga familja.Je xheloze?Xheloze bëhem se përderisa dashuroj i lidh të dyja gjërat bashkë. Ndonjëherë bëhem xheloze edhe për gjëra të vogla. Nuk shkoj në ekstrem por hatri më ngelet shumë shpejt, gjithsesi Turi e kalon situatën me përkëdheli.Dita më e bukur e jotja?Kur më erdhi Turi nga Spanja. Ishte surprizë për mua sepse disa ditë më parë ishim zënë. Pashë celularin që më binte dhe ishte numri i tij i Shqipërisë dhe pak më pas ai më del përpara pa e pandehur. Ishte çast vërtet shumë i lumtur.E frekuenton jetën e natës?Në fakt unë jam tip që e kam qejf jetën e natës. Kështu është edhe i dashuri im. Jemi të dy qejflinj dhe duam të kënaqemi gjthmonë, duam të dëgjojmë sa më shumë muzikë dhe të kërcejmë. Por kohët e fundit në Tiranë jeta e natës është kthyer në shumë e vakët.Pi alkool?E kam patur shumë qejt por kam tre muaj që nuk e pij më. As alkoolin dhe as cigaren. Nuk më tërheqin më. Ishte një iniciativë që e mora vetë.Cila është e reja më fundit e Zajminës?Po përgatis një kalendar fotografik. Në 12 faqet e kalendarit Zajmina do të shfaqet me 12 profesione të ndryshme, si mjeke, punonjëse zjarrfikëse etj. Fotot do të realizohen nga fotografi Arben Bici. Cilido që ushtron një prej 12 profesioneve që unë do të paraqes do ta gjej veten në këto foto.Po në muzikë?Së fundmi po punoj për një këngë e cila do të shoqërohet me klip. Meqë asnjëherë nuk kam konkuruar në festivale të ndryshme që organizohen, po vijoj të realizoj këngë bashkangjitur me klipin.

Çiljeta dhe Ingriti dy mikeshat rivale


E kanë kuptuar se në art është mirë të kesh shumë miq. Dhe pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi, puçi”, që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe me një videoklip Çiljeta dhe Ingri ti kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku, duke shfaqur vlerësim reciprok për njëratjetrën. Ndonëse në këngën që kanë realizuar së bashku dy vajzat shfaqen si rivale dashurie, që përfundojnë në ring për mashkullin e preferuar, realisht ato janë shoqe shumë të mira. Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e së enjtes, pak momente përpara realizimit të xhirmeve përkatëse, duke qenë se edhe radha e tyre ishte në fillim për Ingritin e më pas për Çiljetën.Ajo që bie në sy tek të dyja vajzat është pamja e tyre. Janë të dyja me kaçurela, ndonëse njëra bionde dhe tjetra brune. E ndërsa Ingriti ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari tepër të kushtueshme, Çiljeta ka veshur një fustan jeshil që e vë në dukje edhe më tepër, ngjyrën e syve të saj.

CILIJETA


CILIJETA




Cilijeta dhe i dashuri i saj


CILIJETA


ZAJMINA


ZAJMINA


FOTOT E ZAJMINES


FOTOT E ZAJMINES


FOTOT E ZAJMINES


FOTOT E ZAJMINES