Sunday, November 4, 2007

Çiljeta dhe Ingriti dy mikeshat rivale


E kanë kuptuar se në art është mirë të kesh shumë miq. Dhe pas bashkëpunimit të tyre në këngën “Puçi, puçi”, që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe me një videoklip Çiljeta dhe Ingri ti kanë filluar të shoqërohen më shumë së bashku, duke shfaqur vlerësim reciprok për njëratjetrën. Ndonëse në këngën që kanë realizuar së bashku dy vajzat shfaqen si rivale dashurie, që përfundojnë në ring për mashkullin e preferuar, realisht ato janë shoqe shumë të mira. Të dyja janë fotografuar mbrëmjen e së enjtes, pak momente përpara realizimit të xhirmeve përkatëse, duke qenë se edhe radha e tyre ishte në fillim për Ingritin e më pas për Çiljetën.Ajo që bie në sy tek të dyja vajzat është pamja e tyre. Janë të dyja me kaçurela, ndonëse njëra bionde dhe tjetra brune. E ndërsa Ingriti ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari tepër të kushtueshme, Çiljeta ka veshur një fustan jeshil që e vë në dukje edhe më tepër, ngjyrën e syve të saj.

No comments: